MISIONI YNË

DORËZIM PROFESIONAL DHE TË BESUESHËM

SHËRBIME MIQËSORE NDAJ KLIENTËVE NGA NJË STAF I PËRGATITUR DHE I PËRKUSHTUAR

RRJETE MODERNE DHE EFIKASE TË SHPËRNDARJES

METODA INOVATIVE TË SHPËRNDARJES
INDIVIDË
Enter code to track your shipment.
Llojet e dërgesave
Hello Post është e autorizuar nga Agjensioni për Posta i Republikës së Maqedonisë të kryej pranimin, sortimin dhe shpërndarjen e të gjitha llojeve dërgesave postare, si dhe të ofroj shërbime ekspres dhe korrier të dorëzimit. Ky autorizim na është dhënë për një periudhë të pacaktuar kohore.
Në përgjithësi, Hello Post është e specializuar në shpërndarjen dhe dorëzimin e shpejtë dhe të besueshëm të llojeve të ndryshme të dërgesave postare dhe atë:
- Letrave (në përgjithësi ose në veçanti dorëzimin e letrave të rëndësishme ose dokumenteve financiare)
- Paketave
- Shpërndarjen e materialit reklamues


Koha e dorëzimit
Ne jemi gjithmonë të përpiktë! Dhe nëse ndonjëherë ndodh që të mos jemi, do të kemi një arsye të fortë për këtë. Koha për kryerjen e dorëzimit varet nga lloji i shërbimit (shërbim korrier, dorëzim i rregullt), kërkesat ligjore për kryerjen e dorëzimit (p.sh. afatet ligjore për dorëzim sipas Ligjit për Procedurën Civile, Ligjit për Procedurën Administrative) si dhe nga nevojat individuale të klientëve tanë.
Klientët tanë janë prioriteti ynë prandaj gjithmonë kujdesemi që të përmbushim nevojat dhe kërkesat e tyre.
Klientët tanë mund të zgjedhin nga katalogu i mëposhtëm i kohës së dorëzimit:
- Shërbime korrier dhe dorëzim express
- Dorëzime urgjente të bartura po në të njëjtën ditë
- D + 1
- D + 3
- D + 5
- Dorëzim të veçantë në përputhje me ligjet specifike si dhe dorëzim në përputhje me afatet specifike.
Politika e Çmimit
Ne premtojmë që të gjithë klientët tanë të marrin një ofertë të përshtatshme dhe të individualizuar. Ne do të ishim të lumtur t’ju mirëpresim si klientin tonë. Ju lutemi të na kontaktoni nën: +389 76 33 99 11, 76 33 99 22
Klientët
Hello Post është e radhitur ndër ofruesit më profesional të shërbimeve postare në rajon. Sot, shërbimet tona të specializuara shfrytëzohen nga shumica e kompanive private në Maqedoni si dhe nga një varg institucionesh të ndryshme publike. Për më tepër, ne gëzojmë besimin e shumicës së noterëve dhe agjentëve të përmbarimit në vend.

NEWSLETTER
Për tu abonuar në gazetën tonë thjesht shtoni email-it tuaj më poshtë.
Një email vërtetimi do të dërgohet tek ju!